Ministrja e Jashtme gjermane nga Jerusalemi: Një ofensivë në Rafah do të ishte katastrofë! 1.3 mln njerëz nuk kanë ku të shkojnë më

Një ofensivë në qytetin e Rafah ku 1.3 milionë njerëz kanë kërkuar strehim do të ishte një katastrofë humanitare, tha të mërkurën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. “1.3 milion njerëz po presin atje në një hapësirë ​​shumë të vogël. Ata nuk kanë ku të shkojnë tjetër tani… Nëse ushtria izraelite do të fillonte një […]

Shkurt 14, 2024 - 22:31
 0
Ministrja e Jashtme gjermane nga Jerusalemi: Një ofensivë në Rafah do të ishte katastrofë! 1.3 mln njerëz nuk kanë ku të shkojnë më

Një ofensivë në qytetin e Rafah ku 1.3 milionë njerëz kanë kërkuar strehim do të ishte një katastrofë humanitare, tha të mërkurën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

“1.3 milion njerëz po presin atje në një hapësirë ​​shumë të vogël. Ata nuk kanë ku të shkojnë tjetër tani… Nëse ushtria izraelite do të fillonte një ofensivë në Rafah në këto kushte, do të ishte një katastrofë humanitare”, tha Baerbock në një konferencë shtypi në Jerusalem gjatë vizitës së saj në Izrael.

Baerbock tha se njerëzit kishin nevojë për vende të sigurta dhe korridore të sigurta për të mos u kapur nga zjarri. Më shumë kalime kufitare duhej të hapeshin shpejt në mënyrë që më shumë ndihma humanitare dhe furnizime mjekësore të mund të arrinin tek njerëzit e Gazës, shtoi Baerbock.

Ajo tha se duhej urgjentisht një armëpushim. “Ekziston një propozim kataro-egjiptian në tryezë se si mund të kombinohen një armëpushim dhe lirimi i pengjeve. Kjo është një mundësi. Ne duhet ta shfrytëzojmë atë së bashku,” nënvizoi ajo.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.