Ministrja Koçiu: Vaksina falas antigrip në qendrat shëndetësore për të gjitha grupet e riskuara

Vaksinat falas antigrip janë shpërndarë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, si personel mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shkruan se vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe […]

Janar 11, 2024 - 20:31
 0
Ministrja Koçiu: Vaksina falas antigrip në qendrat shëndetësore për të gjitha grupet e riskuara

Vaksinat falas antigrip janë shpërndarë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, si personel mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shkruan se vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit.

Ministrja Koçiu i bën apel të gjithëve që të vaksinohen teksa shton se në këtë mënyrë mbrohen dhe të tjerët.

“Vaksinat falas antigrip janë të shpërndara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Vaksinohu, mbro veten dhe të tjerët”, shkruan ministrja Koçiu./m.j

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.