Minjtë sa një kallashnikov, ushtarët rusë në Ukrainë po përballen me një tjetër “armik”

Ushtarët rusë që po luftojnë në Ukrainë po përballen me një tjetër problem të madh, këtë herë me brejtësit. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video, ku shihen minjtë që po i shkaktojnë problem ushtarëve të Putinit. “Problemi i rusëve me minjtë në istikame është i madh, dhe është rritur akoma më shumë […]

Nëntor 1, 2023 - 09:50
 0
Minjtë sa një kallashnikov, ushtarët rusë në Ukrainë po përballen me një tjetër “armik”

Ushtarët rusë që po luftojnë në Ukrainë po përballen me një tjetër problem të madh, këtë herë me brejtësit. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video, ku shihen minjtë që po i shkaktojnë problem ushtarëve të Putinit.

“Problemi i rusëve me minjtë në istikame është i madh, dhe është rritur akoma më shumë në javët e fundit me rënien e temperaturave”, thuhet në një postim të OSINTtechnical në rrjetin social X (ish-Twitter).

Në postim janë publikuar pamjet prej 19 sekondave, ku shihen tufat e minjve duke vrapuar në një shtrat të drurit i ndërtuar në istikame.

Mediat e huaja raportojnë se nuk dihet se ku dhe kur është filmuar kjo video, kurse për këtë problem janë dërguar kërkesa për informacion edhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Disa orë para publikimit të kësaj videoje OSINTtechnical, në po të njëjtin rrjet social ka publikuar fotografinë e miut të ngordhur pranë një kallashnikovi me komentin: “Duket se në Donetsk kanë punë me brejtësit e madhësive të pazakonta”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.