Minutat e para të përballjes me Ishujt Faroe nën kontrollin e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit pret Ishujt Faroe në ndeshjen e sotme në ”Air :Albania” ku merr fund me një festë të madhe cikli i eliminatoreve të Euro 2024. Kuqezinjtë kanë siguruar që në ndeshjen e kaluar kualifikimin dhe kjo i ka dhënë qetësinë trajnerit Silvinjo që të bëjë ndryshime në rreshtimin e tij. Kështu, mungojnë […]

Nëntor 20, 2023 - 21:14
 0
Minutat e para të përballjes me Ishujt Faroe nën kontrollin e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit pret Ishujt Faroe në ndeshjen e sotme në ”Air :Albania” ku merr fund me një festë të madhe cikli i eliminatoreve të Euro 2024. Kuqezinjtë kanë siguruar që në ndeshjen e kaluar kualifikimin dhe kjo i ka dhënë qetësinë trajnerit Silvinjo që të bëjë ndryshime në rreshtimin e tij.

Kështu, mungojnë emra të rëndësishëm si Berisha, Hysaj, Ramadani, Seferi e Cikalleshi, me ndryshimet që kanë prekur çdo repart të kuqezinjve për këtë sfidë.

NGJARJET KRYESORE DERI TANI

18’ Daku përfiton nga një top në thellësi dhe shfaqet para portierit, por më pas nuk arrin të kalojë gardianin e nordikëve. Gjithsesi, aksioni bëhet i pavlefshëm nga sinjalizimi për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

16’ Asllani nis topin për Dakun, ky i fundit nuk ia del ta kontrollojë mes mbrojtësve kundërshtarë.

14’ Edhe miqtë tentojnë me një top të gjatë drejt zonës tonë, mbrojtja bën mirë gjithçka duke e kthyer sferën qetësisht te Strakosha.

9’ Kuqezinjtë kanë qarkullimin e topit në këto minuta teksa mundohen të gjejnë hapësira mes radhëve të ngjeshura të skuadrës mike që mbrohet me shumë forca.

6’ Top i gjatë në thellësi i Ismajlit për Uzunin, portieri i miqve del dhe largon sferën.

3’ Shqipëria mundohet të shpërthejë menjëherë në krahun e djathtë me Asanin por ai bllokohet në kufijtë e zonës.

1′ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Daku
Trajner: Silvinjo

ISHUJT FAROE: Lamhauge, Danielsen, Faero, A. Edmundson, Davidsen, Bjartali, Joensen, Andreasen, Hendrikson, J. Edmundson
Trajner: Hakan Erikson

 

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.