Miqësorja Partizani-Roma, Rama: Nesër mbrëma “All is Special”

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video promovuese të ndeshjes miqësore mes kampionëve të Shqipërisë, “Partizanit” dhe “Romës” që do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. “Nesër mbrëma All is Special. Air Albania Stadium 20:00”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke iu referuar trajnerit të Romës, Jose Mourinho, i […]

Gusht 11, 2023 - 15:25
 0
Miqësorja Partizani-Roma, Rama: Nesër mbrëma “All is Special”

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video promovuese të ndeshjes miqësore mes kampionëve të Shqipërisë, “Partizanit” dhe “Romës” që do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Nesër mbrëma All is Special. Air Albania Stadium 20:00”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke iu referuar trajnerit të Romës, Jose Mourinho, i cili njihet si “Special One”.

Pas fitores në finalen e Conference League ndaj “Fejnordit” më 25 maj 2022, skuadra e “Romës” rikthehet sërish të luajë në Tiranë.

Këtë herë do të jetë skuadra e “Partizanit”, e cila do të presë në një miqësore skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Ndeshja e nesërme do të përshëndetet edhe nga këngëtari i njohur Noizy, i cili do të përformojë për tifozët e pranishëm në stadium.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.