Miratohet propozimi i qeverisë për bonusin e lindjes, prioritet kanë bebet që lindin në Shqipëri

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në projektligjin për asistencën sociale. Me ndryshimet e miratuara në komision, fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin më bonusin bebes të cilin e kanë përfituar deri më tani. Deputeti i Partisë Demokraike, Asllan Dogjani u pozicionua kundër këtyre ndryshimeve, duke e cilësuar si […]

Shtator 18, 2023 - 14:36
 0
Miratohet propozimi i qeverisë për bonusin e lindjes, prioritet kanë bebet që lindin në Shqipëri

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në projektligjin për asistencën sociale.

Me ndryshimet e miratuara në komision, fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin më bonusin bebes të cilin e kanë përfituar deri më tani.

Deputeti i Partisë Demokraike, Asllan Dogjani u pozicionua kundër këtyre ndryshimeve, duke e cilësuar si një diskriminim që u bëhet shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit.

Zv. ministrja e Shëndetësisë deklaroi gjatë punimeve të komisionit se prioritet kanë fëmijët që lindin dhe jetojnë në Shqipëri, me qëllim që të rritet lindshmëria në vend, shkruan Living.

Deri më tani, bonusi është përfituar për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit. Qeveria i mbështetur familjet nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.