Misteri/ Ditën e arrestimit të Dritan Rexhepit, ekzekutohet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj. Bashkëshortja pa…!

Ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll, një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit. Mediat ekuadoriane raportojnë se shqiptari Arjanit Rizaj 53-vjeç është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda […]

Nëntor 10, 2023 - 19:59
 0
Misteri/ Ditën e arrestimit të Dritan Rexhepit, ekzekutohet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj. Bashkëshortja pa…!

Ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll, një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit.

Mediat ekuadoriane raportojnë se shqiptari Arjanit Rizaj 53-vjeç është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë. Vrasja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.