Misteri i vdekjes së Navalnyt, Trump thyen heshtjen: Kjo ngjarja më ka bërë të vetëdijshëm për atë që po ndodh më Amerikë

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidhje me vdekjen mister të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Trump thotë se kjo ngjarje e kë bërë të kuptojë më tepër se çfarë po ndodh me Amerikën. “Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm […]

Shkurt 19, 2024 - 19:04
 0
Misteri i vdekjes së Navalnyt, Trump thyen heshtjen: Kjo ngjarja më ka bërë të vetëdijshëm për atë që po ndodh më Amerikë

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidhje me vdekjen mister të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Trump thotë se kjo ngjarje e kë bërë të kuptojë më tepër se çfarë po ndodh me Amerikën.

“Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë”, shkroi ish-presidenti amerikan në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për Putin.

“Është një progres i ngadalshëm, i qëndrueshëm, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë, radikalë të majtë që na çojnë në një rrugë drejt shkatërrimit,” shkroi ai, përpara se të fajësonte politikat kufitare të vendit, “zgjedhjet e manipuluara” dhe vendimet e padrejta në sallën e gjyqit.

Nikki Haley, rivalja e vetme e mbetur e Trump në garën presidenciale të republikanëve, bëri një deklaratë të ndryshme.

Ajo bëri fajtor për vdekjen e liderit të opozitës ruse, presidentin Valdimir Putin./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.