Misteri/ Me fraktura dhe dëmtime të shumta, gjendet në det shqiptari

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet në det mbrëmjen e së shtunës në zonën e Ostias. Ai u gjet pa ndjenja në këmbët e një skele pranë Piazza dei Ravennati. Sipas mediave italiane, ai kishte lëndime të rënda: brinjë të thyera dhe pneumoni të shkaktuar nga thithja e ujit të detit. Ai u dërgua […]

Qeshor 3, 2024 - 19:10
 0
Misteri/ Me fraktura dhe dëmtime të shumta, gjendet në det shqiptari

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet në det mbrëmjen e së shtunës në zonën e Ostias.

Ai u gjet pa ndjenja në këmbët e një skele pranë Piazza dei Ravennati.

Sipas mediave italiane, ai kishte lëndime të rënda: brinjë të thyera dhe pneumoni të shkaktuar nga thithja e ujit të detit.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin Grassi në Ostia. Por më pas duke marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore, ai u transferua në Spitalin San Camillo në Romë.

Policia po heton rastin. Dyshimet e para janë se ai ka rrëshkitur në zonën e gurëve, ku ka pak ujë. Gjithsesi pritet që ai të merret në pyetje për të zbardhur se çfarë ka ndodhur./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.