Misteri që rreth Michale Schumaker 10 vite pas aksidentit, çfarë dihet për shëndetin e tij

Kur kanë kaluar 19 vjet nga aksidenti i legjendës së Formula 1, Michael Schumaker, shumë pak dihet për jetën e tij. Shtatë herë

Dhjetor 28, 2023 - 16:36
 0
Misteri që rreth Michale Schumaker 10 vite pas aksidentit, çfarë dihet për shëndetin e tij

Kur kanë kaluar 19 vjet nga aksidenti i legjendës së Formula 1, Michael Schumaker, shumë pak dihet për jetën e tij.

Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 u aksidentua në 29 Dhjetor të vitit 2013 ndërsa ishte duke bërë ski në Alpet franceze, ku u përplas me kokë në një gur. Prej atij momenti legjenda ra në gjendje kome, dhe lajmet për shëndetitn e tij kanë qenë me “pikatore”.

Shpesh kanë qarkulluar informacione se ai është në gjendje të paralizuar dhe as nuk flet as nuk dëgjon më, është i mpirë vazhdimisht, ç’ka ka bërë që familija të reagojë ashpër ndaj këtij lloj informacioni, por pa dhënë asnjë detaj më tej se si parqitet në të vërtetë gjendja e tij.

“Vendimi për të mbrojtur privatësinë e tij nga publiku u mor në interesin më të mirë të Michael. Është e drejta e familjes që ta trajtojë çështjen në mënyrën më të mirë për ta”, theksoi menaxherja e Schumacher, Sabine Kehm.

Kur shtatë herë kampioni i botës në F1 ishte në terapi intensive në Grenoble, 10 vjet më parë, një gazetar i maskuar si prift u përpoq të hynte dhe një person tjetër pretendoi se ishte babai i tij.

”Kishte shumë raste të pakëndshme”, tha Kehm.

Fakti që familja arriti të mbante nën kontroll çdo rrjedhje nga shtëpia e tyre në Zvicër është për shkak të një pune të madhe mbështetëse ndaj privatësisë së shëndetit të tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.