Mit apo e vërtetë/ A kishin kurthe varret e lashta brenda?

Varret e lashta janë shoqëruar gjithmonë me kuriozitet mbi misterin që mbartin, të cilit i janë bashkuar dhe qindra gojëdhëna mbi kurthet. Ky

Dhjetor 2, 2023 - 18:03
 0
Mit apo e vërtetë/ A kishin kurthe varret e lashta brenda?

Varret e lashta janë shoqëruar gjithmonë me kuriozitet mbi misterin që mbartin, të cilit i janë bashkuar dhe qindra gojëdhëna mbi kurthet. Ky koncept që lidh varret e lashta me kurthet është “ushqyer” edhe nga filmat, duke ngjallur kuriozitet mbi të vërtetën dhe mitin.

 

Ndërsa ideja e rrotullimit të gurëve, gjuajtjes së shigjetave dhe gjarpërinjve helmues mund të jetë më shumë trillim sesa fakt, disa qytetërime të lashta bënë përpjekje të mëdha për të mbrojtur varret e sundimtarëve të tyre.

 

Varret e faraonëve në Egjiptin e lashtë ishin projektuar shpesh me dyer të fshehura, mure false, dhoma mashtrimi dhe korridore labirintike për të ngatërruar dhe penguar grabitësit e mundshëm. Shumë kultura të tjera, duke përfshirë majat dhe inkat, përdorën gjithashtu metoda të ndryshme për mbrojtjen e varreve.

 

Përveç këtyre kurtheve fizike, disa varre mbroheshin edhe me magji dhe mallkime. Egjiptianët e lashtë besonin në fuqinë e magjisë dhe në jetën e përtejme, dhe si të tilla, shumë varre përmbanin mbishkrime dhe magji të dizajnuara për të mbrojtur të vdekurit dhe thesaret e tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.