Mitsotakis “kërcënon” Maqedoninë e Veriut: Rruga evropiane do të mbyllet nëse nuk respekton Marrëveshjen e Prespës

Nevoja për respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut u përsërit nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis i cili ndodhej në Vrilissia, duke paralajmëruar se në të

Maj 18, 2024 - 14:30
 0
Mitsotakis “kërcënon” Maqedoninë e Veriut: Rruga evropiane do të mbyllet nëse nuk respekton Marrëveshjen e Prespës

Nevoja për respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut u përsërit nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis i cili ndodhej në Vrilissia, duke paralajmëruar se në të kundërt, rruga evropiane e vendit do të mbetet e mbyllur.

Mitsotakis kërkoi votën e qytetarëve në zgjedhjet evropiane, duke theksuar se e vetmja parti që flet për to është ND.

“Me mbështetjen tuaj ne vazhdojmë të zbatojmë programin tonë. Reformat e guximshme që i duhen vendit tonë për të ecur në mënyrë të qëndrueshme, më pranë Europës”, ​​theksoi ai.

Duke iu referuar çështjeve kombëtare, ai tha: Fqinjët tanë veriorë duhet ta dinë se duhet të respektojnë plotësisht marrëveshjet, nëse nuk e bëjnë, rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.