Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Në vëmendje të kryeministrit edhe ‘çështja Beleri’

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm në Samitin që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë e kryeministrit grek, vjen edhe pas tensioneve të zhvilluara mes dy vendeve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi [...]Read More...

Tetor 16, 2023 - 10:00
 0
Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Në vëmendje të kryeministrit edhe ‘çështja Beleri’

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm në Samitin që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë e kryeministrit grek, vjen edhe pas tensioneve të zhvilluara mes dy vendeve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

“Kryeministri është i gatshëm të ritheksojë se refuzimi i autoriteteve shqiptare për të lejuar betimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës në kudnërshtim me prezumimin e pafajësisë dhe refuzimin e kërkesës së tij përbën një devijim nga rregullat europiane të ligjit”, shkruan media greke Ta Nea.

Kujtojmë se më herët, kryeministri grek e kishte bërë të qartë se çështja Beleri do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë./abcnews.al/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.