“Mitsotakis, vendim emocional për të mos ftuar Ramën”/ Arrestimet e SPAK për sterilizimin, Krashi: Aktet e paligjshme s’kanë parti politike!
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi në një intervistë në Report Tv ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, ku janë vënë në pranga zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Krashi u shpreh aktet e paligjshme nuk kanë parti politike e shtoi se PS është e vetmja […]
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi në një intervistë në Report Tv ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, ku janë vënë në pranga zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Krashi u shpreh aktet e paligjshme nuk kanë parti politike e shtoi se PS është e vetmja forcë politike që ka mbështetur dhe çuar para Reformën në Drejtësi.
‘PS ka qenë e vendosur ta çojë para reformën në drejtësi. Aktet e paligjshme s’kanë parti politike.PS është e vetmja forcë politike që është e vendosur që ajo të veprojë në mënyrë krejtësisht të pavarur. Si një përfaqësues, si njerëzve nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur mesazhi që dërgon SPAK se nuk ka njeri që është mbi ligjin. PS e nuk e sheh pushtetin si privilegj, por e shikon si një përgjegjësi për tu shërbyer qytetarëve të vet. Fakti që ka disa njerëz që janë ish-përfaqësues të PS-së dhe ndodhen nën akuza kjo nuk e dobëson aspak PS. PS ka marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin dhe është një përgjegjësi për të cilën është e vendosur për të kryer me përgjegjshmëri dhe ndërshmëri.’- tha Krashi.
I pyetur në lidhje me takimin joformal të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mistotakis me lidreët e Ballkanin Perëndimor, dhe për faktin se nuk u ftuar kreu i qeverisë shqiptare, Krashi tha se ky vendim ngjan më shumë si emocional dhe jo diplomatik. Sipas Krashit, çështja e Belerit është një çështje që ka të bëjë me drejtësinë.
‘Në jemi aleatë me Greqinë. I kuptoj emisionet drejtësia shqiptare e akuzon se ka evidencë të mjaftueshme se është përfshirë në korrupsion. Unë vendimet e gjykatës nuk mund ti komentoj. Sa i përket faktit që ka ftuar disa lider të Ballkanit, arsyen se pse ka zgjedhur të ftojë presidentin janë tërësisht në dorën e tij. Mungesa e tij atje do të ndihet. Unë do ta quaj mënjanim, por vendim emocional, për shkak të një situate ku kërkohet të ndërhyhet. Por kjo është çështje e drejtësisë.’- Krashi./m.j
What's Your Reaction?