Mjekësia në bojkot, studentët tre javë pa mësim, kërkojnë anulimin e ligjit

Mësimi në  fakultetin e Mjekësisë ende nuk ka nisur. Ka hyrë në javën e tretë bojkoti dhe protestat e studentëve të Mjekësisë së Përgjithshme. Refuzojnë të hyjnë në auditorë duke e cilësuar të padrejtë ligjin që i ndalon të largohen nga Shqipëria pas studimeve. Edhe në ditën e 13-të protesta ka nisur nga fakulteti i […]

Tetor 30, 2023 - 10:10
 0
Mjekësia në bojkot, studentët tre javë pa mësim, kërkojnë anulimin e ligjit

Mësimi në  fakultetin e Mjekësisë ende nuk ka nisur. Ka hyrë në javën e tretë bojkoti dhe protestat e studentëve të Mjekësisë së Përgjithshme. Refuzojnë të hyjnë në auditorë duke e cilësuar të padrejtë ligjin që i ndalon të largohen nga Shqipëria pas studimeve. Edhe në ditën e 13-të protesta ka nisur nga fakulteti i tyre pranë QSUT për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjatë gjithë protestës, studentët janë mbikëqyruar nga forcat policore të cilat kanë bërë të mundur edhe devijimin e trafikut në rastet kur të rinjtë bllokonin qarkullimin në pjesë të ndryshme rrugës.

Me thirrjet “ANULONI LIGJININ” të rinjtë i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit. Në shenjë revolte ndaj heshtjes së ministrisë kanë hedhur letra higjienike ne drejtim të dikasterit të arsimit, ndërsa nuk kanë munguar simbolikat e ndryshme gjatë protestës si për të treguar prangosjen e lirisë së tyre.

Protestës së studentëve mjekësisë ju bashkuan dhe të rinj nga Fakulteti i Infermierisë të cilët të ardhmen e tyre e kanë përkrah mjekëve. Rreth mesditës të rinjtë protestues janë shpërndarë qetësisht, por të vendosur për të vijuar bojkotin pa afat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.