Mjeku pervers me 4 gra, mes tyre dhe 1 e mitur/ Ish-Myftiu i Tiranës: Kjo s’ka lidhje me fenë dhe s’duhet lejuar të përdoret si justifikim

Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur. Një histori e pazakontë për një mjek, besimtar, i cili bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet. Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të […]

Janar 19, 2024 - 15:21
 0
Mjeku pervers me 4 gra, mes tyre dhe 1 e mitur/ Ish-Myftiu i Tiranës: Kjo s’ka lidhje me fenë dhe s’duhet lejuar të përdoret si justifikim

Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur. Një histori e pazakontë për një mjek, besimtar, i cili bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet.

Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.

Mësohet se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.

Për të kuptuar më shumë nga ky fenomen, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

“Duhet të mos kufizohemi në këtë rast vetëm në gjykimin seksual. Në vlerësimin tim kemi një zhbërje të vlerave. Dhe kjo jo vetëm në aspektin personal, por edhe në aspektin seksual, kulturor dhe në aspektin fetar po ashtu.

Kjo sepse veprime të tilla jo humane dhe jo fetare, që dhe duke shpërndarë edhe videot në një grup virtual, është përtej çdo logjike.

Nuk ka asnjë libër Kurani që ka zbritur në Tokë asnjë citat që e këshillon apo e udhëzon një gjë të tillë. Dhe kjo jo vetëm në Shqipëri por kudo, ku të pranohet një marrëdhënie me një vajzë 14-15vjeçare dhe aq më shumë që shpërndante video të marrëdhënieve.

Por unë i qëndroj një zhbërje të të gjitha vlerave fetare në të gjitha nivelet. Kjo është një skllavëri e këtij shekulli.

ë tillë autorë u duhet që e vetmja mënyrë për ta justifikuar këtë makabritet të përdorë fenë. Dhe kjo nuk duhet lejuar”, u shpreh ndër të tjera ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.