“’Mjeshtër i madh’ me pension qesharak!” Gazetari Agim Xheka: Jam ai që isha edhe dje pa pasur dekoratën

“Zëri” i Radio Tiranës Agim Xheka, në një rrëfim në Euronews Albania, ka treguar se merr një pension jo të plotë, të cilin ai e quajti qesharak. Ai tha se pas marrjes së dekoratës nga Presidenti i Republikës, asgjë nuk ndryshoi dhe shtoi se nuk e kishte menduar që do të mbetej në mëshirë të […]

Prill 14, 2024 - 18:50
 0
“’Mjeshtër i madh’ me pension qesharak!” Gazetari Agim Xheka: Jam ai që isha edhe dje pa pasur dekoratën

“Zëri” i Radio Tiranës Agim Xheka, në një rrëfim në Euronews Albania, ka treguar se merr një pension jo të plotë, të cilin ai e quajti qesharak.

Ai tha se pas marrjes së dekoratës nga Presidenti i Republikës, asgjë nuk ndryshoi dhe shtoi se nuk e kishte menduar që do të mbetej në mëshirë të fatit për pagesa të tilla, si për krijimin e dokumentarëve, që do i shërbenin edhe të tjerëve.

“Unë marr një pension qesharak, sepse 23 vjet pa punë, kur mbusha moshën për pension, mua duhet të më binin 55 vite punë, por 23 i kisha mangut. Dhe nuk më doli pensioni i plotë. Kur më uronin për çmimin, për dekoratën, thoja ‘nuk shoh ndonjë ndryshim.

Unë jam ai që isha edhe dje pa pasur dekoratën’. Nuk e kisha menduar që në këtë moshë të rrija në mëshirë të rastësisë. Të pagesave për gjëra të tilla, për dokumentarë edhe kështu. Kam shumë kujtime që mund t’i hedh, kam akoma gjëra në tru që mund t’u shërbejnë të tjerëve”, tha Xheka.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.