Mjete dhe forca të shumta për shuarjen e zjarrit në autostradë; Peleshi: Të shmangim rrezikun për shtëpitë

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e

Shtator 24, 2023 - 00:05
 0
Mjete dhe forca të shumta për shuarjen e zjarrit në autostradë; Peleshi: Të shmangim rrezikun për shtëpitë

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, sikurse ben me dije edhe Ministri Peleshi.

Permes nje postimi në rrjetet sociale ai shton se një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

“Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!”, shkruan Ministri i Mbrojtjes.

 

Nga ana tjeter Ministri Balla, i cili ishte i pari qe beri apel qe te shmangej kalimi ne autostrade, ka shkuar ne vendin e ngjarjes.

 

Zjarri i permasave shume të medha perfshiu ne mbremje nje fabrikê bojrash, ndersa flaket dole  jashte kontrollit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.