Mjeti merr flakë në ecje në Berat, shpëton shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët duke qarkulluar në qytetin e Beratit.   Mjeti,tip kamionçinë,me targa AA 909 NJ ka qënë në ecje,kur

Tetor 28, 2023 - 21:20
 0
Mjeti merr flakë në ecje në Berat, shpëton shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët duke qarkulluar në qytetin e Beratit.

 

Mjeti,tip kamionçinë,me targa AA 909 NJ ka qënë në ecje,kur është përfshirë nga flakët,qē kanë filluar nga pjesa e përparme e makinës.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të zjarrëfikës,që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.

 

Si pasojë e zjarrit motorri i makinës në pronësi të shtetasit nga Tirana Fran Kaçorri u shkrumbua tërësisht,po kështu edhe pjesë të tjera mekanike që mdodheshin poshtë kofanos së makinës por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

 

Sipas zjarrëfikësve në vendngjarje,mendohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në motorr.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.