Molotov drejt Bashkisë së Tiranës, arrestohet një 31-vjeçar

Një person është vënë në pranga pas protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin […]

Prill 27, 2024 - 10:30
 0
Molotov drejt Bashkisë së Tiranës, arrestohet një 31-vjeçar

Një person është vënë në pranga pas protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:  M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, njoftoi policia.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë një 61-vjeçar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Kujtojmë se të premten në drejtim të godinës së bashkisë u hodhën molotov dhe sende të tjera, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kjo ishte protesta e katërt që zhvillohej para bashkisë pas arrestimit të disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve të saj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.