“Moment interesant për SPAK”, ish-prokurori flet për Ahmetajn: Është e pamundur të ekstradohet nga Zvicra
Pak ditë më parë doli një informacion që ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj kishte kontraktuar një kompani amerikane për lobim me shumën e 150 mijë dollarëve. Në dokumentin e publikuar figuron edhe adresa në zonën e Luganos në Zvicër e Ahmetajt. Duke marrë shkasë nga ky publik, ish-prokurori i krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në […]
Pak ditë më parë doli një informacion që ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj kishte kontraktuar një kompani amerikane për lobim me shumën e 150 mijë dollarëve.
Në dokumentin e publikuar figuron edhe adresa në zonën e Luganos në Zvicër e Ahmetajt. Duke marrë shkasë nga ky publik, ish-prokurori i krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në “Open” në News 24, tha se pas këtij momenti, SPAK duhet të vihet në lëvizje.
“Në rast se kjo adresë është e saktë, SPAK mund të provokojë situatën. Dërgon një letër porosi dhe i thotë shtetit pritës se në filan adresë kemi të dhëna se ndodhet filan shtetas.
Në rast se shteti zviceran kthen një përgjigje negative të jeni të sigurt se personi në fjalë është në proces të mbarë të azilit dhe shteti i Zvicrës nuk i kthen përgjigje shtetit shqiptar duke mbrojtur të drejtat.
Është e pamundur të ekstradohet. Është një moment shumë interesant për Prokurorinë e Posaçme. Nga pikëpamja formale SPAK sot ka adresën e këtij personi dhe komplikon situatën hetimore, sepse çdo veprim që do të kryhet ndaj këtij personi do të njoftohet në atë adresë”, tha ai.
/a.r
What's Your Reaction?