“Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm”, ekspertët: Sulmi iranian ndaj Izraelit mund të sjellë…

Me dronët iranianë të nisur tashmë drejt Izraelit, ekspertët thonë se ky është një moment “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për Lindjen e Mesme. Korrespondenti ndërkombëtar i SKY News, Alex Rossi thotë se është tepër e vështirë për të bërë parashikime, por sulmi mund të sjellë një reagim zinxhir ngjarjesh, që ndezin një konflikt edhe më të […]

Prill 14, 2024 - 00:15
 0
“Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm”, ekspertët: Sulmi iranian ndaj Izraelit mund të sjellë…

Me dronët iranianë të nisur tashmë drejt Izraelit, ekspertët thonë se ky është një moment “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për Lindjen e Mesme.

Korrespondenti ndërkombëtar i SKY News, Alex Rossi thotë se është tepër e vështirë për të bërë parashikime, por sulmi mund të sjellë një reagim zinxhir ngjarjesh, që ndezin një konflikt edhe më të gjerë.

“I kemi parë këto dronë të përdoren me efekte shkatërruese nga rusët në Ukrainë. Shpesh ato hidhen në hapësirën e një vendi për ta mbingarkuar. Sulmi mund të mbetet me kaq, por mund të jetë edhe një prelud i një sulmi edhe më të madh. Nuk është e qartë për momentin. Jemi përballë mundësisë së një lufte shtet më shtet. Dhe kemi dëgjuar amerikanë të japin garanci për sigurinë, duke theksuar se do të qëndrojnë të palëkundur krah Izraelit”, shprehet mes të tjera Rossi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.