Momente paniku, Elseid Hysaj bllokohet brenda Ferrarit që shpërthen në flakë

Momente paniku ka kaluar mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Lazios, Elseid Hysaj, teksa makina e tij “Ferrari” është shkrumbuar nga flakët. Corriere dello Sport raporton se Hysaj mbeti i bllokuar në makinën me vlerë 160 mijë euro kur ajo mori flakë. Incidenti ka ndodhur të hënën e kaluar. Hysaj po udhëtonte me vjehrrin e tij, teksa […]

Prill 12, 2024 - 12:40
 0
Momente paniku, Elseid Hysaj bllokohet brenda Ferrarit që shpërthen në flakë

Momente paniku ka kaluar mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Lazios, Elseid Hysaj, teksa makina e tij “Ferrari” është shkrumbuar nga flakët.

Corriere dello Sport raporton se Hysaj mbeti i bllokuar në makinën me vlerë 160 mijë euro kur ajo mori flakë. Incidenti ka ndodhur të hënën e kaluar.

Hysaj po udhëtonte me vjehrrin e tij, teksa ishte vetë në timonin e Ferrarit të tij të fundit, të blerë së fundmi për 160 mijë euro. Makina mori flakë krejt papritur, ndërsa dyert u bllokuan dhe mbrojtësi kuqezi së bashku me vjehrrin e patën të vështirë të dilnin.

Dëshmitare e skenës nga një makinë tjetër ishte bashkëshortja e futbollistit.

Hipoteza më e mundshme për zjarrin është një defekt në makinë, për të cilin mbrojtësi i Bardhebluve romanë bëri një ankesë pasi shmangu tragjedinë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.