‘Monstra’ çeke/ Zbulohet një tjetër krim i autorit të masakrës së Pragës, para 1 jave vrau 32-vjeçarin dhe vajzën e tij në pyll

David Kozak, autori i masakrës me armë të së enjtes në Universitetin Karl të Pragës është autor edhe i një tjetër masakre, asaj të 15 Dhjetorit në një pyll pranë kryeqytetit çek, ku një 32-vjeçar dhe e bija 2-muajshe u gjetën të vrarë me armë. Hetuesit çekë vërtetuan dyshimet pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e […]

Dhjetor 23, 2023 - 16:28
 0
‘Monstra’ çeke/ Zbulohet një tjetër krim i autorit të masakrës së Pragës, para 1 jave vrau 32-vjeçarin dhe vajzën e tij në pyll

David Kozak, autori i masakrës me armë të së enjtes në Universitetin Karl të Pragës është autor edhe i një tjetër masakre, asaj të 15 Dhjetorit në një pyll pranë kryeqytetit çek, ku një 32-vjeçar dhe e bija 2-muajshe u gjetën të vrarë me armë.

Hetuesit çekë vërtetuan dyshimet pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e Kozakut, gjetën armën e përdorur për kryerjen e krimit makabër. Vrasja e 32-vjeçarit dhe foshnjës së tij ishte nën hetim, pasi deri para masakrës së të enjtes nuk gjendej arma e krimit, apo gjurmë të tjera që mund të hidhnin dritë mbi autorin.

Në bodrumin e shtëpisë së autorit 24-vjeçar ku u gjet arma e masakrës së parë të tij të 15 Dhjetorit, u zbulua edhe trupi i pajetë i të atit të cilin ai e ekzekutoi para se të kryente sulmin në Universitetin e Pragës, po ashtu edhe një një sasi e madhe lëndësh shpërthyese, prej të cilëve po bënte bomba artizanale. David Kozak vrau 14 persona, plagosi 25 të tjerë dhe u vetëvra në Universitetin e Pragës.

Kjo e shtunë është ditë zie kombëtare në gjithë Çekinë. Në Pragë, flamujt u ulën në gjysmështizë, ndërsa mijëra qytetarë bënë homazhe për viktimat para Universitetit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.