Morën peng 19-vjeçarin dhe i vodhën 220 mijë lekë, në pranga 2 autorët

Dy persona janë arrestuar pasi morën me forcë në automjet një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati për t’i vjedhur paratë. Pasi është mbajtur disa minuta kundër vullnetit të tij në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, 19-vjeçari është lënë më pas në rrugë. Policia ka bërë të mundur gjetjen […]

Mars 12, 2024 - 10:00
 0
Morën peng 19-vjeçarin dhe i vodhën 220 mijë lekë, në pranga 2 autorët

Dy persona janë arrestuar pasi morën me forcë në automjet një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati për t’i vjedhur paratë.

Pasi është mbajtur disa minuta kundër vullnetit të tij në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, 19-vjeçari është lënë më pas në rrugë.

Policia ka bërë të mundur gjetjen e 220 mijë lekëve të vjedhura me dhunë, ndërsa ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin u mor me forcë i riu. Blutë kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Mateos Brozi dhe 19-vjeçarin Ergys Tusha.

“Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve M. B., 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe E. T., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.