Morën ryshfet për të lejuar një ndërtim pa leje/ Pezullohen dy punonjësit e policisë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra dy punonjësit e policisë, S.N me detyrë ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Belsh

Tetor 20, 2023 - 08:40
 0
Morën ryshfet për të lejuar një ndërtim pa leje/ Pezullohen dy punonjësit e policisë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra dy punonjësit e policisë, S.N me detyrë ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Belsh dhe G. C., aktualisht me detyrë ndihmësspecialist (agjent krimesh) në Komisariatin e Policisë Cërrik.

 

Sipas pamjeve të publikuara në media, këta dy punonjës policia kanë marrë ryshfet për të lejuar një ndërtim pa leje.

 

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të nenit 222 të rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të këtij rasti, 2 punonjësit e Policisë:

 

-inspektor S. N., me detyrë ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Belsh;

 

-inspektor G. C., aktualisht me detyrë ndihmësspecialist (agjent krimesh) në Komisariatin e Policisë Cërrik.

 

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe të pretendimit të shtetasit Y. Gj, i cili për këtë ndërtim është proceduar penalisht nga ana e Policisë më datë 04.06.2021.

 

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median që denoncojnë raste të tilla, si dhe i siguron ata se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.