Mori borë nga makina dhe përgatiti një pije, aktorja e famshme kryqëzohet nga ndjekësit

Aktorja e njohur Reese Witherspoon ka realizuar një video në TikTok ku shihet duke përgatitur një pije me borë. Kjo gjë i ka habitur ndjekësit e saj të cilët e kanë kritikuar. Në video, dy gota u përdorën për të hequr borën nga një makinë. Witherspoon më pas përshkruan përzierjen e borës me karamel dhe […]

Janar 23, 2024 - 11:11
 0
Mori borë nga makina dhe përgatiti një pije, aktorja e famshme kryqëzohet nga ndjekësit

Aktorja e njohur Reese Witherspoon ka realizuar një video në TikTok ku shihet duke përgatitur një pije me borë. Kjo gjë i ka habitur ndjekësit e saj të cilët e kanë kritikuar. Në video, dy gota u përdorën për të hequr borën nga një makinë. Witherspoon më pas përshkruan përzierjen e borës me karamel dhe shurup çokollate: Si dhe disa pije të ftohta, vetëm për të pasur një aromë të shijshme kafeje.

Witherspoon e shpërndau recetën e saj me ndjekësit dhe shkruan: Ditët e borës u krijuan për Chococinnos.

Por jo të gjithë e pritën mirë këtë recetë. Shumë nga ndjekësit e saj e kundërshtuan.

“Jo jo jo.. bora nuk është bërë për të ngrënë. Mund të sëmuresh rëndë”

 “A mund ta vendosni borën në një filxhan të pastër dhe ta lini të shkrihet? Unë thjesht dua të shoh nëse është e sigurt për t’u ngrënë fillimisht”, ishin disa nga komentet.

Në një video pasuese Witherspoon bëri pikërisht atë që i kërkoi ndjekësi. Ajo mblodhi pak borë nga oborri i saj, e shkriu në mikrovalë dhe uji ishte i pastër.

“A është kjo e keqe?” pyeti ajo duke qeshur. “A nuk duhet të ha borë?”

Aktorja dhe producentja e “Morning Show” nuk u ndal me kaq. Në një video tjetër të postuar ajo u shpreh: Këtu bie borë ndoshta një herë në vit.  Dua të them diçka: Ishte e shijshme. Ishte shumë mirë.

@reesewitherspoon

Snow days were made for Chococinnos ❄☕ ♬ Let's go – Official Sound Studio

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.