Mori kasafortëën me vete, zbardhet grabitja në Selanik, i përfshirë i riu shqiptar

Është zbardhur rasti i një vjedhjeje në Banjat Termale të bashkisë Lagada në Selanik, ku një autor mori me vete një kasafortë. Vjedhja

Mars 19, 2024 - 11:40
 0
Mori kasafortëën me vete, zbardhet grabitja në Selanik, i përfshirë i riu shqiptar

Është zbardhur rasti i një vjedhjeje në Banjat Termale të bashkisë Lagada në Selanik, ku një autor mori me vete një kasafortë.

Vjedhja ka ndodhur prillin e kaluar kur hajduti ka hyrë në biznes duke thyer një dritare.

Hetimi i rastit u krye nga oficerë policie të Departamentit të Sigurisë së Lagadës. Ndaj një 28-vjeçari shqiptar është ngritur një dosje për rastin e vjedhjes së kasafortës nga Loutra Lagada, e cila përmbante shumën prej 11,895.71 euro.

Ndaj tij është ngritur edhe një dosje për vjedhjen e kabllove të bakrit në vlerë prej 4000 euro në një ndërtesë të ndërmarrjes elektrike.

Njëkohësisht, për dy meshkuj të moshës 38 dhe 46 vjeç, është ngritur një dosje për përvetësim të shumave prej 20 mijë eurosh bashkërisht nga të ardhurat e fondit të Banjave të Lagadës.

Sipas informacioneve, dy autorët punonin si recepsionist në Banjat e Lagadës dhe dyshohet se nuk kanë deklaruar fatura të caktuara për ofrimin e shërbimeve.

Dosja do t’i dërgohet prokurorit kompetent. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.