Mori peng vajzën 9-vjeçare, autori “i bën gropën vetes”, dërgon letër te familja për shpërblimin

Një vajzë e zhdukur është gjetur e pasi policia përdori gjurmët e gishtërinjve të mbetura në kërkesën e shpërblimit që pengamrrësi i kishte dërguar familjes së saj. Charlotte Sena, 9 vjeç, u zhduk të shtunën teksa po ngiste biçikletën e saj në shtetin e Nju Jorkut. Për 48 orë ajo u kërkua nga qindra njerëz. […]

Tetor 3, 2023 - 16:00
 0
Mori peng vajzën 9-vjeçare, autori “i bën gropën vetes”, dërgon letër te familja për shpërblimin

Një vajzë e zhdukur është gjetur e pasi policia përdori gjurmët e gishtërinjve të mbetura në kërkesën e shpërblimit që pengamrrësi i kishte dërguar familjes së saj.

Charlotte Sena, 9 vjeç, u zhduk të shtunën teksa po ngiste biçikletën e saj në shtetin e Nju Jorkut. Për 48 orë ajo u kërkua nga qindra njerëz.

Deri sa në letrën ku kërkohej shpërblimi policia zbuloi gjurmët e gishtave të të dyshuarit.

Policia e identifikoi të dyshuarin pasi printimi ishte në bazën e të dhënave të tyre dhe lidhej me një incident ku autori kishte qenë në gjendje të dehur nga viti 1999.

Ai u gjet në një pronë në pronësi të nënës së tij dhe u arrestua.

“Pas njëfarë rezistence, i dyshuari u arrestua dhe menjëherë vajza e vogël u gjet në një kabin”, tha guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul në një konferencë për shtyp të hënën mbrëma.

“Ajo e dinte se po shpëtohej. Ajo e dinte se ishte në duar të sigurta”,-tha gurvernatorja për vajzën e vogel./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.