Mori tokën me qira dhe i vuri flakën, procedohet 34-vjeçari në Devoll

Një 34-vjeçar nga fshati Bitinckë është proceduar nga policia e Devollit. Sipas të dhënave, ai i ka vendosur zjarrin ditën e djeshme, tokës

Tetor 10, 2023 - 09:10
 0
Mori tokën me qira dhe i vuri flakën, procedohet 34-vjeçari në Devoll

Një 34-vjeçar nga fshati Bitinckë është proceduar nga policia e Devollit. Sipas të dhënave, ai i ka vendosur zjarrin ditën e djeshme, tokës së marrë me qira prej tij. Zjarrvënia ka qenë pikërisht në fshatin Bitinckë, duke rrezikuar që zjarri të përhapet në të mbjellat ngjitur.

 

 

Ky nuk është rasti i parë në Devoll, ndërsa për periudhën e verës, ka patur në total 26 raste të zjarrvënies së qëllimshme me 20 persona të procceduar. Ka pasur edhe raste të tjera me zjarre aksidentale, por fatmirësisht janë marrë masat menjëherë nga zjarrfikësja e policia për izolimin dhe fikjen e tyre. Zjarrvëniet mbeten një nga problemet kryesore ndërsa nga instancat apelohet për ndërgjegjësimin e banorëve lidhur me këtë ccështje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.