“Mos bëni fëmijë, që të shpëtojmë planetin”, profesoresha suedeze: Kisha të shpërndajë prezervativë

“Reduktimi i lindjes së fëmijëve është metoda më efektive për të luftuar krizën e supozuar të klimës dhe për të parandaluar fundin e botës, ndaj Kisha e Suedisë duhet të shpërndajë prezervativë pas shërbesave të kishës.” Kjo deklaratë e profesoreshës së etikës në universitetin Enskilda të Stokholmit, Susanne Wigorts Yngvesson, ka ngjallur debate të forta […]

Maj 11, 2024 - 21:10
 0
“Mos bëni fëmijë, që të shpëtojmë planetin”, profesoresha suedeze: Kisha të shpërndajë prezervativë

“Reduktimi i lindjes së fëmijëve është metoda më efektive për të luftuar krizën e supozuar të klimës dhe për të parandaluar fundin e botës, ndaj Kisha e Suedisë duhet të shpërndajë prezervativë pas shërbesave të kishës.”

Kjo deklaratë e profesoreshës së etikës në universitetin Enskilda të Stokholmit, Susanne Wigorts Yngvesson, ka ngjallur debate të forta në Suedi.

Wigorts Yngvesson bëri propozimin e saj befasues, në një artikull në gazetën e Kishës.

Ajo beson që ka pasur shumë diskutime rreth asaj se çfarë duhet të hamë, si duhet të udhëtojmë dhe si duhet të menaxhojë kisha pyllin e saj, por thekson se në të vërtetë duhet të diskutojmë mbi udhëtimin me makinë dhe lindjen e fëmijëve, kur vjen puna tek strategjitë për të shpëtuar planetin.

Më pak ose aspak fëmijë është zgjidhja sipas profesoreshës. “Nëse udhërrëfyesi i Kishës së Suedisë përqendrohet vetëm në masat e ndryshimit të klimës, atëherë investimi më urgjent duhet të jetë të ketë më pak fëmijë, mundësisht aspak”, shprehet ajo.

Një masë e tillë do të kishte pasoja dramatike në mënyra të tjera dhe këtë e pranon edhe vetë Wigorts Yngvesson, por në të njëjtën kohë e konsideron të arsyeshme duke pasur parasysh emergjencën e çështjeve të klimës.

Shpërndarja e prezervativëve falas pas shërbesave dhe koncerteve në kishë, sipas profesoreshës, do të ishte një mënyrë për Kishën e Suedisë për të ndihmuar në uljen e lindjes së fëmijëve dhe duhet të jetë pjesë e planit të veprimit të kishës për të arritur më tej neutralitetin e shteteve. Një propozim tjetër është shpërndarja e përfitimeve për punëtorët që nuk kanë fëmijë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.