“Mos klikoni e mos plotësoni formularë…”/ Policia thirrje përdoruesve të Apple: Kujdes nga mesazhet mashtruese, vijnë dhe në emër institucioneve

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarët, që të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen nga mesazhet që vijnë në telefon, të cilat mund t’ju joshin për shumë arsye. Me të një njoftimi, policia thekson se autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç […]

Janar 22, 2024 - 20:32
 0
“Mos klikoni e mos plotësoni formularë…”/ Policia thirrje përdoruesve të Apple: Kujdes nga mesazhet mashtruese, vijnë dhe në emër institucioneve

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarët, që të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen nga mesazhet që vijnë në telefon, të cilat mund t’ju joshin për shumë arsye.

Me të një njoftimi, policia thekson se autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, paraqituni në polici.

Policia e Shtetit

Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.