”Mos u mërzit o zemra e nënës”, familjarët e të arrestuarve pas vrasjes së recepsionistit, mes lotësh jashtë gjykatës së Vlorës

Kanë dalë nga ambientet e gjykatës së shkallës së parë të Vlorës dy të arrestuarit pas vrasjes së Eraldo Nevruzut në Dhërmi të cilët ndihmuan Gerald Shehun për të fshehur ngjarjen. Në dalje të furgonit të policisë, familjarë të Daniel Qoses dhe David Lartit të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe përshëndetur nga […]

Qeshor 9, 2024 - 14:40
 0
”Mos u mërzit o zemra e nënës”, familjarët e të arrestuarve pas vrasjes së recepsionistit, mes lotësh jashtë gjykatës së Vlorës

Kanë dalë nga ambientet e gjykatës së shkallës së parë të Vlorës dy të arrestuarit pas vrasjes së Eraldo Nevruzut në Dhërmi të cilët ndihmuan Gerald Shehun për të fshehur ngjarjen.

Në dalje të furgonit të policisë, familjarë të Daniel Qoses dhe David Lartit të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe përshëndetur nga jashtë djemtë që ndodheshin në makinën e policisë për t’i çuar në paraburgim.

Ndërkohë avokatja e njërit prej të arrestuarve, Besa Begaj shprehet se sot ishte seanca për njohje të masës së sigurisë, arrest në burg dhe gjykata të pranojë kërkesën e prokurorisë, çështjet e tjera i përkasin hetimeve të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.