Moska arreston një grua amerikano-ruse për tradhti

Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka thënë të martën se e ka arrestuar një grua me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, nën

Shkurt 20, 2024 - 10:41
 0
Moska arreston një grua amerikano-ruse për tradhti

Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka thënë të martën se e ka arrestuar një grua me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, nën dyshimin për tradhti.

Ajo akuzohet se gjoja e ka financuar ushtrinë ukrainase, raportuan media ruse të martën.

FSB-ja në qytetin qendror Yekaterinburg tha se “i ka ndalur aktivitetet e jashtëligjshme të një banoreje 33-vjeçare në Los Anxhelos, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, e përfshirë në dhënien e ndihmës financiare për një shtet të huaj”, raportuan mediat shtetërore ruse duke e cituar FSB-në.

Identiteti e gruas së arrestuar nuk është bërë i ditur.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se disa shtetas amerikanë po burgosen padrejtësisht në Rusi, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është në paraburgim në Rusi, nën akuzat se e ka shkelur rregulloren e ligjit për të ashtuquajturit “agjentë të huaj”.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje vazhdimisht të gjithë amerikanëve të largohet menjëherë nga Rusia, duke përmendur arrestimet e padrejta dhe ngacmimet nga shërbimet ruse të sigurisë./rel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.