Moska kërcënon gazetarët gjermanë me dëbim: Diplomatët perëndimorë po bëjnë teatër, të mos preken korrespondentët tanë
Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi ambasadorët perëndimorë në Moskë për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë, duke shtuar se sjellja e tyre ngre pikëpyetje lidhur me nevojën
Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi ambasadorët perëndimorë në Moskë për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë, duke shtuar se sjellja e tyre ngre pikëpyetje lidhur me nevojën e prezencës së tyre në vend.
Rusia u shpreh e zhgënjyer nga refuzimi, siç tha të mërkurën, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov , të ambasadorëve të Bashkimit Evropian për ta takuar atë për një bisedë përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 15-17 mars në Rusi.
E pyetur nga drejtuesi i televizionit shtetëror rus, Vladimir Solovyov nëse ambasadorët e BE-së e kuptojnë misionin e tyre, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se refuzimi i tyre për të takuar Lavrov ngriti pikëpyetje rreth rolit të tyre.
“Me të vërtetë lind pyetja për të gjithë: çfarë po bëjnë dhe pse, si e interpretojnë sjelljen e tyre në territorin e vendit tonë, nëse nuk po e kryejnë misionin e tyre më të rëndësishëm?”, tha Zakharova.
Solovyov vuri në dukje se ambasadorët e BE-së morën pjesë në funeralin e 1 marsit të politikanit opozitar Alexei Navalny, të cilin ai e përshkroi si agjentin e tyre. Navalny, vdekja e të cilit në një koloni burgu Arktik u njoftua më 16 shkurt, ka mohuar gjithmonë të jetë një agjent perëndimor.
Zakharova tha se kjo sjellje tregonte se ambasadorët perëndimorë në Moskë po ndërhynin në punët e Rusisë dhe po bënin “shoë” në vend që të bënin punën e tyre diplomatike.
Javën e kaluar, media ruse publikoi një regjistrim të një takimi të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë të mbajtur në platformën Ëebex. Ata po diskutonin lidhur me armët për Ukrainën dhe një sulm të mundshëm të Kievit në një urë në Krime.
Rusia thirri ambasadorin gjerman në Ministrinë e Jashtme dhe kërkoi sqarime për audiopërgjimin.
Ambasadori, Alexander Graf Lambsdorff u qortua gjithashtu për atë që Moska e përshkroi si përpjekje të Berlinit për të kufizuar aktivitetet e gazetarëve rusë në Gjermani, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.
“Nëse prekin korrespondentët rusë, gazetarët gjermanë do të largohen nga Rusia”, tha Zakharova./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?