Mot ekstrem në Kroaci, reshje dëbore dhe erëra me shpejtësi 170 km/h

Kroacia është vendosur në gatishmëri pas alarmit për mot ekstrem që do të përfshijë temperatura të ulëta, erëra të fuqishme dhe reshje dëbore. Siç raportojnë mediat kroate, situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit për shkak të një stuhie të fortë, e cila me shumë mundësi do të […]

Janar 7, 2024 - 21:31
 0
Mot ekstrem në Kroaci, reshje dëbore dhe erëra me shpejtësi 170 km/h

Kroacia është vendosur në gatishmëri pas alarmit për mot ekstrem që do të përfshijë temperatura të ulëta, erëra të fuqishme dhe reshje dëbore.

Siç raportojnë mediat kroate, situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit për shkak të një stuhie të fortë, e cila me shumë mundësi do të forcohet gjatë natës.

Pritet që në këtë zonë era të fryjë me shpejtësi rreth 170 km/h, ndërsa në bregdetin e Adriatikut priten reshje të dendura dëbore.

Për shkak të motit ekstrem janë pezulluar lundrimet për disa linja tragetesh dhe lëvizja e varkave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.