Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ulen ndjeshëm temperaturat
Shqipëria Do të vijojnë masat polare ndikim e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve por temperatura të ulëta. Për pasojë; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrijes Lindore por nuk […]
Shqipëria
Do të vijojnë masat polare ndikim e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve por temperatura të ulëta. Për pasojë; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrijes Lindore por nuk do të ketë reshje. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm sërisht në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.
Kosova
Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e masave ajore të ftohta polare, por të qëndrueshme duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit Kosova të dominohet nga alternime kthjellimesh
dhe vranësirash të shpeshta. Kthjellimet do të jenë më prezente gjatë paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti theksojë vranësirat në të gjithë vendin, por nuk do të sjellin reshje. Temperatura e ulëta do të krijojnë dhe rreziqe përsa i përket ngricave në akset rrugore në disa zona në Kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke i luhatur vlerat ditore nga -5 gradë C deri në 7 gradë C.
Maqedonia e Veriut
Pjesa më e madhe e republikës së MV do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të kthjellët por relativisht të ftohtë për shkak të masave ajrore të ftohta polare që kanë mbërritur në Ballkan. Megjithatë kthjellimet do të jenë të pranishme deri pas-mesditës kur do të shfaqen vranësirat si fillim në veri- veriperëndim të territorit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e MV por mundësia për reshje është thuajse zero edhe pse lagështira mbetet e lartë në ajër duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Parashikohet që ky stabilitet i amtosferës të mbetet prezent edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie gjatë orëve të mëngjesit, dhe të mesditës duke u luhatur nga -5°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale.
Rajoni dhe Evropa
Pothuasje i gjithë kontinenti Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Konkretisht; me diell paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore. Po ashtu; vendet e Europës Lindore paraqiten me mot të kthjellët por të ftohtë ndërsa do të vijojë problematike situata e motit në Europën Veriore si edhe rajonin e Balltikut ku reshjet e dëborës, ngricat dhe temperaturat e ulëta do të jenë dominante për-gjatë gjithë 24 – orëshit.
/a.d
What's Your Reaction?