Mot i kthjellët por i ftohtë, si do të luhaten temperaturat ditën e sotme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothujase e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Vlen të theksohet prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore në thujase të gjithë relievet kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me […]

Janar 31, 2024 - 08:12
 0
Mot i kthjellët por i ftohtë, si do të luhaten temperaturat ditën e sotme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothujase e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore në thujase të gjithë relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 11m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -3 deri 7°C, në zona e ulëta -3 deri 16°C dhe në zona bregdetare 1deri 16°C.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.