Mot i paqëndrueshëm, ja ku pritet të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar

Kjo e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet deri mesatar do të jenë prezente kryesisht në veriperëndim. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do […]

Tetor 27, 2023 - 08:10
 0
Mot i paqëndrueshëm, ja ku pritet të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar
Kjo e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqendrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet deri mesatar do të jenë prezente kryesisht në veriperëndim.
Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite.
Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpëjtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 26°C
në zonat e ulëta 15 deri 29°C
në zonat bregdetare 17 deri 29°C

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.