Moti i keq/ Balluku: Grupet e punës ndërhynë për rikthimin e energjisë, stabilizohet situata në Korçë dhe Kukës!

Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa në zonat e veriut dhe juglindjes janë shënuar edhe reshje dëbore dhe erëra të forta. Në disa zona u raportua edhe për mungesë të energjisë elektrike. Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se grupet e punës së OSSH kanë ndërhyrë për riparimin […]

Dhjetor 16, 2023 - 19:51
 0
Moti i keq/ Balluku: Grupet e punës ndërhynë për rikthimin e energjisë, stabilizohet situata në Korçë dhe Kukës!

Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa në zonat e veriut dhe juglindjes janë shënuar edhe reshje dëbore dhe erëra të forta. Në disa zona u raportua edhe për mungesë të energjisë elektrike.

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se grupet e punës së OSSH kanë ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik, pavarësisht kushteve të vështira të motit.

Balluku theksoi se rajoni i Korçës është stabilizuar, po ashtu edhe Kukësi dhe zonat përreth.

REAGIMI:

Prej mëngjesit të sotëm, kryesisht zona e Veriut dhe Juglindjes, është përfshirë nga reshje dëbore dhe erëra të forta. Pavarësisht kushteve të vështira të motit, grupet e punës së #OSSH kanë ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.

Rajoni i #Korçës është stabilizuar, po ashtu edhe Kukësi dhe zonat përreth. Ka ende disa zona në vend ku elektriçistët po vijojnë punën me ritme të kushtëzuar nga moti, në zbatim të sigurisë teknike.

Linjat 35kV dhe rrjeti që furnizon hidrovoret apo institucionet e rëndesisë së veçantë janë në funksion të plotë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.