Moti i keq godet Greqinë, një e vdekur, partneri i zhdukur

Greqi– Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në Ilia, në komunën Andritsainë-Krestenës. Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrime në një rreze të

Janar 16, 2024 - 23:37
 0
Moti i keq godet Greqinë, një e vdekur, partneri i zhdukur

Greqi– Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në Ilia, në komunën Andritsainë-Krestenës.

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrime në një rreze të madhe, kryesisht në zonën buzë lumit.

“Dje rajoni ynë u godit pa mëshirë nga dukuritë ekstreme të motit. Shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe vërshuan degët e lumit Alfeios (Tsberoula, Kovitsa, Sellinoundas). Vendbanimet u kërcënuan, fatkeqësisht dy të rinj në Plutohori në tentativë për të kaluar lumin u morën me vete dhe vajza u gjet e pajetë sot ndërsa burri është zhdukur”, tha kryebashkiaku i Andritsainës, Kresteno Sakis Baliukos.

Si pasojë e reshjeve të dendura, veçanërisht dëme të konsiderueshme janë shkaktuar nga përmbytjet në rrugë, infrastruktura, si dhe objekte të tjera, në komunitetet Plutohori, Kalyvakia, Frixas, Trypitis, Kallithea etj.,

Prurje uji është vërejtur edhe në pjesë të Kleistos të Krestenës, ku janë duke u kryer ndërhyrje hidroizoluese nga komuna Andritsainë-Krestenë.

Krahas urës së vogël në hyrje të Plutohorit, ku ndodhi ngjarja tragjike, janë dëmtuar edhe infrastruktura të tjera përkatëse, të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve kompetente./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.