Moti i keq përfshin Gjermaninë, anulohen dhjetëra fluturime

  Gjermania është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e borës sollën edhe problemet e para.   Në Mynih, rreth 160 fluturime

Dhjetor 2, 2023 - 11:05
 0
Moti i keq përfshin Gjermaninë, anulohen dhjetëra fluturime

 

Gjermania është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e borës sollën edhe problemet e para.

 

Në Mynih, rreth 160 fluturime u anuluan, tha një zëdhënës i aeroportit për Agjencinë Gjermane të Lajmeve.

Shërbimi kombëtar i motit në Gjermani parashikon vazhdimin e reshjeve të borës deri pasditen e sotme në pjesën më të madhe të Bavarisë, ndërsa në disa zona, lartësia e borës pritet të arrijë 30-40 centimetra.

 

Për këtë arsye edhe sot, 2 dhjetor, priten probleme në aeroporte.

Probleme janë raportuar edhe me linjat e autobusëve dhe tramvajit, të cilat u anuluan mbrëmjen e së premtes, për shkak të borës dhe ngricave.

 

Bora ra edhe në Frankfurt dhe Berlin gjatë javës, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit regjistroi reshje të lehta bore ose temperatura të ulëta./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.