Moti i keq përfshin Gjermaninë, anulohen qindra fluturime dhe linja të transportit hekurudhor
Moti i keq ka përfshirë Gjermaninë. Reshjet e dendura të dëborës dhe shiut kanë anuluar qindra fluturime dhe linjave të transportit hekurudhor. Në
Moti i keq ka përfshirë Gjermaninë. Reshjet e dendura të dëborës dhe shiut kanë anuluar qindra fluturime dhe linjave të transportit hekurudhor.
Në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në Gjermani janë pezulluar mbi 500 fluturime, ndërsa në Munih 250 të tilla. Aeroporti në perëndim të Gjermanisë u mbyll , ndërsa të tjerë po përballen me vonesa e deri në pezullim të udhëtimeve.
Po ashtu Operatori kombëtar i trenave ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë .
Reshjet në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar shumë aksidente rrugore mëngjesin e kësaj të mërkure.
Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?