Moti i keq përfshin Gjermaninë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa zona

Prej disa ditësh disa rajone në Gjermani janë përfshirë nga mnoti keq, për këtë arsye autoritete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shtetet jugore

Qeshor 1, 2024 - 18:00
 0
Moti i keq përfshin Gjermaninë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa zona

Prej disa ditësh disa rajone në Gjermani janë përfshirë nga mnoti keq, për këtë arsye autoritete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg janë përmbytur, ku disa nga digat kanë shpërthyer si pasojë e reshjeve të dendura.

Shumë porej banorëve të këtyre rajoneve janë evaakuuar, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë masa për t’i bërë ballë motit të “çmendur”.

Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.

Niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht. Përmbytjet statistikisht ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.