Moti i keq përfshin Italinë, në Veneto shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Pas Milanos, kryeqyteti i Lombardisë, një valë e dhunshme e motit të keq ka goditur rajonin Veneto në veri-lindje të Italisë. “Askush nuk

Maj 16, 2024 - 23:35
 0
Moti i keq përfshin Italinë, në Veneto shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Pas Milanos, kryeqyteti i Lombardisë, një valë e dhunshme e motit të keq ka goditur rajonin Veneto në veri-lindje të Italisë.

“Askush nuk priste përmbytje të tilla në mes të majit, ne po përballemi me një situatë tmerrësisht të vështirë”, tha guvernatori rajonal i Venetos, Luca Giaia.

Në qytetin e Vicenzës, ujërat e vrullshëm dëmtuan oborret dhe katet përdhese të shkollave, pa raportuar për të lënduar. Në shumë zona rurale të Venetos, shkollat ​​mbetën të mbyllura sot, ashtu si parqet komunale dhe qendrat sportive.

Siç ndodhi në Milano, përdorimi i rezervuarëve të veçantë ka lejuar uljen e nivelit të ujit në një numër lumenjsh.

Rajoni i Venetos u shpall pak kohë më parë gjendje e jashtëzakonshme, duke përdorur fonde speciale për riparimin e dëmeve.

Siç është raportuar, në 24 orët e fundit, zjarrfikësit kanë kryer mbi shtatëqind operacione në të gjithë Italinë veriore, veçanërisht në Lombardi dhe Veneto.

Në këtë moment po përfundon një kontroll i ri në parkun historik të qytetit të Monzas, pranë Milanos, për të përcaktuar nëse në makinat e përfshira nga furia e ujërave mund të ketë pasur ndonjë pasagjer.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.