Moti i keq përfshin Italinë, rrezikohet dhe Shqipëria e Ballkani

Prej ditës së premte zona të tëra në Itali janë përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me temperatura tepër të ulëta. Sipas mediave italiane, reshje të dendura ka pasur në Sardenja, Toskana dhe Piemonte, teksa bora pritet të mbulojë në orët në vijim zonat malore. Autoritetet e kanë quajtur këtë ciklon “Befana” dhe sipas […]

Janar 5, 2024 - 20:33
 0
Moti i keq përfshin Italinë, rrezikohet dhe Shqipëria e Ballkani

Prej ditës së premte zona të tëra në Itali janë përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me temperatura tepër të ulëta.

Sipas mediave italiane, reshje të dendura ka pasur në Sardenja, Toskana dhe Piemonte, teksa bora pritet të mbulojë në orët në vijim zonat malore.

Autoritetet e kanë quajtur këtë ciklon “Befana” dhe sipas tyre në shumë rajone veriore do të ketë reshje bore që pritet të arrijnë deri në 50 cm.

Pas Italisë, cikloni do të lëvizë drejt detit Adriatik dhe më pas do të prekë edhe Ballkanin, mes të cilëve dhe vendin tonë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.