Moti i keq prek Poloninë, shënohen 5 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Pesë persona, mes tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën këtë të hënë në Poloninë jugore, si pasojë e pemëve që u rrëzuan nga

Prill 1, 2024 - 23:00
 0
Moti i keq prek Poloninë, shënohen 5 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Pesë persona, mes tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën këtë të hënë në Poloninë jugore, si pasojë e pemëve që u rrëzuan nga erërat e forta.

Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta. Në resortin popullor të Zakopane, një vajzë 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.

Erërat e forta këtë të hënë pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta. Të shtunën, temperaturat thyen një rekord për sezonin, duke u ngjitur në 26.4 gradë Celsius në qytetin e Tarnóë, shkruan Reuters./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.