Moti i keq pushton Shqipërinë, rrufeja shkrumbon varrezën e makinave

Moti i keq i cili ka pushtuar ditën e sotme të gjithë Shqipërinë, ka goditur edhe një varrezë automjetesh në zonën e Xhafzotajt në Durrës. Për neutralizimin e flakëve kanë ndërhyrë 4 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër. Sakaq kanë nisur hetimet për zbulimin e […]

Shtator 25, 2023 - 15:40
 0
Moti i keq pushton Shqipërinë, rrufeja shkrumbon varrezën e makinave

Moti i keq i cili ka pushtuar ditën e sotme të gjithë Shqipërinë, ka goditur edhe një varrezë automjetesh në zonën e Xhafzotajt në Durrës.

Për neutralizimin e flakëve kanë ndërhyrë 4 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër.

Sakaq kanë nisur hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit nga grupi hetimor. Dyshimet paraprake janë që flakët të kenë nisur si pasojë e një rrufeje.

Zjarrfikësit e Durrësit kanë pasur një javë mjaft të ngarkuar, pasi vatra të shumta zjarri janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.