Moti i keq “pushton” vendin, reshje të dendura shiu dhe dëbore në zonat malore, si paraqitet gjendja e akseve rrugore

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës. Temperaturat kanë qenë të ulëta. Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur […]

Janar 8, 2024 - 09:12
 0
Moti i keq “pushton” vendin, reshje të dendura shiu dhe dëbore në zonat malore, si paraqitet gjendja e akseve rrugore

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës. Temperaturat kanë qenë të ulëta.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.