Moti i keq shkatërron rrjetet elektrike, Miti: Zonat e thella me sisem 50-vjeçar, jemi në gatishmëri

Në një intervistë për Vizion Plus, Llambi Miti, drejtori i Menaxhimit të Rrjetit në OST ka bërë një panoramë të situatës aktuale të furnizimit me energji elektrike në vend dhe problematikat e hasura. Si është situata në këto momente që po flasim, sa zona janë pa energji elektrike? “Aktualisht tani që flasim rreth 1100 fidera […]

Nëntor 5, 2023 - 12:10
 0
Moti i keq shkatërron rrjetet elektrike, Miti: Zonat e thella me sisem 50-vjeçar, jemi në gatishmëri

Në një intervistë për Vizion Plus, Llambi Miti, drejtori i Menaxhimit të Rrjetit në OST ka bërë një panoramë të situatës aktuale të furnizimit me energji elektrike në vend dhe problematikat e hasura.

Si është situata në këto momente që po flasim, sa zona janë pa energji elektrike?

“Aktualisht tani që flasim rreth 1100 fidera që ka në administrim OST, kemi jashtë pune vetëm 1 fider në zonën e Peqinit, i cili ka 2389 abonentë. Në zonat rurale dhe rurale të thella kemi numër abonentësh që mbeten pa energji, por është i papërfillshëm”, tha ai, duke nënvizuar që edhe në zonën e Korçës jan 206 familja pa energji elektrike.

Kur mund të themi se do të ketë një rikthim të plotë të energjisë elektrike në këto zona?

“Ne jemi vazhdimisht në këmbë, duke punuar, për të rikthyer situatën e rikthimit të energjisë elektrike në të gjithë territorin. Unë mund të themi që sot në mëngjes kemi startuar me 54 fidera që bëjnë 50 mijë abonentë dhe tani që flasim kemi 1 fider me rreth 3 mijë abonentë”, thekson ai duke shtuar se nata nuk favorizon punën në zonat e thella.

Shumë njerëz në zonat rurale të thella shprehen se kanë gjithmonë probleme, si është situata e investimeve në këto zona?

“Shumica e tyre duke qenë zona rurale dhe rurale të thella mbeten me një rrjet të tensionit të mesëm 40 apo 50 vjeçar, pavarësisht nga investimet e mëdha dhe të fuqishme që kompania bën ende nuk mundet që të arrijë dhe t’i përfundojë të gjitha ato”, tha ai.

Dimri është në prag dhe të tilla stuhi pritet sërish gjatë këtij sezoni, cilat janë masat e marra?

“Masat që ka marrë kompania janë në 2 plane. Plani i parë është në atë teknik, ku ne vazhdimisht dhe gjatë gjithë kohës kemi tentuar dhe ndërhyrë në të gjitha nyjet kritike që ka rrjeti jonë dhe sigurisht që nuk mund t’i arrish dot të gjitha, por shumicën e tyre e kemi evidentuar e ndërhyrë”, thotë ai duke shtuar se ekziston dhe plani organizativ i ndërhyrjeve në raste emergjencash.

 

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.